Përveç kësaj, diplomatët rusë insistuan për thirrjen e konferencës ndërkombëtare "Gjeneva 2". Sipas fjalëve të burimit, pas takimit secila palë i ka mbetur besnike pozicionit të vet.

Mbledhja e dytë brenda 2 ditëve e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e thirrur me iniciativën e Rusisë zgjati më pak se një orë. Pjesëmarrësit e saj u përmbajtën nga komunikimi me shtypin.