Përshkallëzimi i radhës i situatës në këtë vend ndodhi më 21 gusht, kur disa media perëndimore njoftuan mbi përdorimin e armëve kimike në afërsi të Damaskut. Pas kësaj në Perëndim nisi të flitej hapur për një ndërhyrje të mundshme nga jashtë në konfliktin sirian.

Asistenti i Presidentit rus nuk bëri parashikime në lidhje me sulmin ushtarak kundër Sirisë, por theksoi se veprimet e njëanshme, me anashkalim të OKB-së, do të dëmtojnë rendin dhe paqen në botë dhe do të përkeqësojnë më tej situatën në rajonin e Lindjes së Mesme.