"Në fazën aktuale është e nevojshme të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për parandalimin e zhvillimit të mundshëm negativ të situatës apo të ndërmarrjes së ndonjë aksioni ushtarak kundër Sirisë", - theksoi ai. Takimi i dytë për 2 ditët e fundit i anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur me iniciativën e Rusisë, u zhvillua në prag. Diplomatët e vendeve të Perëndimit u drejtuan në të me qëllim miratimin e projekt-rezolutës së propozuar nga Londra, e cila hap rrugën për një operacion ushtarak në Siri.