Lëshimi u realizua nga efektivët e bazës së Forcave Ushtarake Ajrore amerikane Vandenberg dhe kontraktori i Ushtrisë amerikane "United Launch Alliance".

Lëshimi i satelitit spiun është bërë në interes të Zyrës Kombëtare të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara. Qëllimi i saktë dhe karakteristikat e satelitit nuk janë bërë publike.

Gazetarët konfirmojnë se projekti në fjalë ka kushtuar disa miliardë dollarë. Sateliti ka për qëllim fotografimin e objekteve që ndodhen në Tokë. Ai ka një rreze veprimi shumë të lartë, të tillë saqë në fotot e bëra prej tij mund të shikohet edhe marka e makinave.