Sipas njoftimit, gjatë bisedës pati një shkëmbim të plotë pikëpamjesh mbi aspekte të ndryshme të krizës siriane.

"Të dyja palët janë të mendimit që në kuadër të OKB-së dhe në formate të tjera të vazhdojë puna aktive për zgjidhjen politiko-diplomatike të konfliktit. Në veçanti u theksua rëndësia e shqyrtimit në Këshillin e Sigurimit të raportit të inspektorëve të OKB-së rreth dëshmive të mundshme të përdorimit të armëve kimike në Siri", - informoi Kremlini.