Më 27 tetor në Kështjellën Mihaillovskij do të çelet ekspozita e pikturave të aktorit, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Muzeut Rus. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 nëntor.

Stallone nisi të pikturonte gjatë viteve kur ndiqte kolegjin në Zvicër. Më vonë ai u morr jo vetëm me pikturë, por edhe me koleksionimin e sendeve të ndryshme. Veprat e tij janë realizuar në frymën e ekspresionizmit dhe impresionizmit.