Të mërkurën Britania e Madhe i paraqiti një projekt-rezolutë OKB-së, e cila dënon përdorimin e armëve kimike dhe parashikon mundësinë e një intervencioni ndërkombëtar në Siri për mbrojtjen e popullsisë civile. Anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Kina, Rusia, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Franca.