Yasin Bhatkal u arrestua në lindje të shtetit Uttar Pradesh, në afërsi të kufirit me Nepalin, gjatë një operacioni të përbashkët të policisë së Dehlit dhe efektivëve të policisë së Karnatakës.

Ende nuk ka ardhur ndonjë konfirmim zyrtar i këtij informacioni nga autoritetet e Indisë.

"Indian Mujahideen" qëndron pas një sërë sulmesh të bujshme terroriste në qytetet Puna, Bangalore dhe Hyderabad, si dhe pas një serie shpërthimesh në metropolin Mumbai në vitin 2010 që morrën jetët e 27 personave.