Lidershipi i lartë ushtarak i vendit ka urdhëruar evakuimin e efektivit nga qendrat e rëndësishme të komandës rreth Damaskut.

Kolonat e gjata të makinave të ngarkuara me valixhe presin në kalimin kufitar Masnaa, që ndodhet në kufirin midis Libanit dhe Sirisë.

Sipas të dhënave të përfaqësuesve të shërbimeve të sigurisë së Libanit, të paktën 6 mijë persona janë larguar nga Siria gjatë 24 orëve të fundit.