Ngritja e këtij komiteti është pjesë e marrëveshjes së 14 gushtit, kur palët ranë dakord për të rifilluar punën e parkut industrial. Sipas kësaj marrëveshje, Seuli dhe Pheniani kanë të drejta të barabarta në menaxhimin e parkut.

Para mbylljes së kompleksit në prill të këtij viti, me drejtimin e Zonës industriale Keasong merrej një strukturë koreanoveriore. Sipas marrëveshjes, secili vend do të zgjedhë nga 1 kryetar dhe 5 anëtarë të komitetit për menaxhimin e Kaesong.