"Kina ka ndërmend të shqyrtojë në mënyrë të gjithanshme çështjen e zhvillimit të aeroplanmbajtëseve të reja në përputhje me nevojat e mbrojtjes kombëtare", - njoftoi ai.

Aktualisht në armatimet e Kinës është në shërbim vetëm aeroplanmbajtësja "Liaoning". Ajo u krijua mbi bazën e kryqëzorit aeroplanmbajtës sovjetik të papërfunduar "Varjag", të cilin ajo ia bleu Ukrainës në fund të viteve '90. Gjatë ndërtimit të saj u theksua se anija do të përdoret si "platformë mësimore dhe testuese".