Për këtë arsye Ban Ki-moon do të shkurtojë vizitën e tij në Austri. "Ata (ekspertët) do të vazhdojnë të punojnë në Siri deri nesër, deri të premten, dhe do të largohen nga Siria të shtunën në mëngjes", - u tha Ban Ki-moon gazetarëve pas ceremonisë së dekorimit të tij me medaljen e artë të nderit të qytetit dhe land-it të Vjenës. "Ata do të më raportojnë mua rezultatet e hetimit të shtunën. Prandaj unë duhet ta shkurtoj vizitën time në Austri", - shtoi ai.