Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se dislokimi u krye për të mbrojtur interesat gjatë rritjes së tensionit në rajon dhe se nuk ka asnjë lidhje me pjesëmarrjen në ndonjë aksion ushtarak kundër Sirisë.

Ndërkohë të enjten Ministri i Punëve të Jashtme i Qipros, Ioannis Kasoulides, deklaroi se sipas mendimit të tij baza ajrore britanike që ndodhet në republikë nuk do të luajë ndonjë rol parësor në rast të ndërhyrjes ushtarake në Siri.