Aktualisht "Harry Truman" ndodhet në rajonin e Detit Arabik. Në rast të fillimit të fushatës ushtarake kundër qeverisë siriane, avionët e vendosur në bordin e saj mund të marrin pjesë në sulme.

Përfaqësuesit e administratës e kanë quajtur hapin në fjalë të arsyeshëm, duke specifikuar se kjo nuk do të thotë se "Nimitz" do të përfshihet në operacionin e mundshëm ushtarak kundër Sirisë.