Një ditë më parë Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi në Tel Aviv se vendi i tij është gati për "çdo skenar" të zhvillimit të ngjarjeve në Siri. "Nëse ne do të vërejmë ndonjë përpjekje për të na sulmuar, ne do të reagojmë, dhe do të reagojmë me të gjithë potencialin që kemi në dispozicion", - theksoi Kryeministri izraelit.

Departamenti i Forcave të Mbrojtjes Civile të Izraelit njoftoi se ditët e fundit në vend është rritur tre herë kërkesa për maska kundragaz​​.