Sipas fjalëve të Putinit, risi e presidencës ruse në "G-20" ishte takimi i përbashkët i ministrave të financave dhe punës të vendeve të "G-20", ku u ngritën për diskutim çështjet e krijimit të vendeve cilësore të punës dhe mbrojtjes sociale. Përveç kësaj, është hartuar programi i Shën Petersburgut për të ndihmuar vendet me nivele të ulëta të të ardhurave.

Putin shprehu besimin se samiti në Shën Petersburg do të jetë një "hap i madh drejt arritjes së qëllimit kryesor të përbashkët - përmirësimit të cilësisë së jetesës së njerëzve".