Temperatura në rajon arrin në -15° Celsius dhe më poshtë. Ka njoftime mbi viktima dhe të lënduar nga ngrirjet.

Dhjetra qendra të banuara janë izoluar, rrugët janë mbuluar me borë. Dëm serioz i është shkaktuar bujqësisë, kanë ngordhur 12 mijë alpaca, me mbarështimin e të cilave është marrë tradicionalisht popullsia vendase.

Reshjet e borës dhe i ftohti në këto rajone të Perusë nuk janë fenomene të pazakonta, megjithatë, sipas njoftimeve të shërbimeve të emergjencës, një dukuri e tillë nuk është vënë re që prej shumë kohësh.