Sipas fjalëve të Maduros, që gjatë kohës kur ishte gjallë Chavez dihej ekzistenca e planeve të shumta për vrasjen e tij. Madje më tepër se kaq, të gjitha këto plane ishin me prejardhje nga jashtë vendit. Maduro premtoi gjithashtu se do t’i parandalonte tentativat e ngjashme në adresë të personit të tij.

Versioni i infektimit të Chavez-it me kancer nuk ngrihet për herë të parë. Mjekët e përjashtojnë në mënyrë kategorike një mundësi të tillë.