Ekspertët e nisën hetimin e tyre të hënën. Megjithatë, hetimi u ndal pasi autokolona e përfaqësuesve të OKB-së u qëllua nga snajpera të paidentifikuar.

Ndërkohë, mediat amerikane njoftuan se shërbimi amerikan i inteligjencës ka arritur të përgjojë bisedimet mes një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë dhe komandantit të njërës prej njësive të trupave kimike, të cilat u zhvilluan ditën e sulmit të dyshuar me armë kimike në afërsi të Damaskut më 21 gusht.

Gjoja, përmbajtja e këtyre bisedimeve dëshmon se armët kimike janë përdorur pikërisht nga Ushtria siriane.