Vendimi u morr pas konsultimeve me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Shkalla ndërkombëtare e kërcënimeve bërthamore përdoret për të vlerësuar gjendjen e jashtëzakonshme lidhur me emisionet e rrezatimit si pasojë e aksidenteve që ndodhin në centralet bërthamore. Niveli më i lartë 7 "aksident madhor" është regjistruar vetëm 2 herë - gjatë aksidentit në centralin bërthamor "Fukushima-1" në vitin 2011 dhe në atë të Çernobilit në vitin 1986.