Castro deklaroi se ai e admiron veprimin e Snowden-it. "Sipas mendimit tim, ai i ka bërë një shërbim të paçmuar botës mbarë, duke zbardhur (bërë publike) politikën e neveritshme dhe të poshtër të perandorisë së plotfuqishme, e cila gënjen dhe mashtron botën", - shkruan Castro. Ai thekson se Kuba tashmë për të 54-in vit me radhë po i reziston presionit amerikan dhe nuk ka ndërmend të dorëzohet.