Siç zbuluan ekspertët italianë, përdoruesi merr një link për video në Facebook, ku ai ka gjasa të jetë shënuar (ang. tag) nga miqtë e tij, në një letër në postën elektronike ose në mesazhet personale në rrjetin social. Duke kaluar te link-u dhe duke shkarkuar programin për shikimin e videos, përdoruesi i jep automatikisht akses programit keqbërës tek të gjitha të dhënat e veta.

Kompanitë Google dhe Facebook tashmë janë në dijeni për këtë që po ndodh dhe po pastrojnë link-et për kalimin tek programi në fjalë.