Për të marrë pjesë në këtë takim shumica e 28 ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s janë të detyruar të ndërpresin pushimet e tyre. Në të njëjtën kohë, shërbimi për shtyp i NATO-s këmbëngul se takimi "nuk është i jashtëzakonshëm".

Gjatë takimit do të diskutohet mundësia e ndërhyrjes ushtarake në Siri pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ekspertët besojnë se Uashingtoni, Parisi dhe Londra do të përpiqen të kuptojnë se si do të reagojnë aleatët e tyre të NATO-s, në qoftë se këto tre vende vendosin të bombardojnë me kokën e vet Sirinë.