Përveç kësaj, më 27-28 gusht 2 avionë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme dërguan në qytetin Latakia 15 ton ndihma emergjente humanitare për popullsisë siriane. Me fluturimin e tyre të kthimit në Moskë mbërritën 116 qytetarë rusë, si dhe qytetarë të një sërë vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavaruara, të cilët dëshironin të largoheshin nga zona e konfliktit.

Në Ambasadën e Rusisë në Damask njoftuan se aktualisht nuk do të bëhet evakuimi i diplomatëve rusë nga Siria, atmosfera përreth përfaqësisë diplomatike mbetet normale.