Ai deklaroi se përgatitja e një plani të tillë në rrethanat e krijuara është i një karakteri logjik dhe racional, por vendimi në lidhje me dhënien e përgjigjes konkrete ndaj ngjarjeve në Siri nuk është marrë ende.

David Cameron në prag ndërpreu pushimet e tij për të mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, të planifikuar për ditën e mërkurë. Qeveria tani po merret me zgjidhjen e çështjes që ka të bëjë me ndërprerjen e parakohshme të pushimeve të anëtarëve të parlamentit në mënyrë që deputetët të mund të diskutojnë mbi mundësinë e zhvillimit të operacionit ushtarak në Siri.