Tani sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 400 km2.

Zjarri pothuajse ka arritur deri në rezervuarin kryesor të shtetit, i cili furnizon me ujë San Francisko-n. Autoritetet e qytetit kanë filluar tashmë të derdhin ujë në rezervuarët e tjerë dhe po monitorojnë rezervuarët për verifikimin e ndotjes së ujit nga hiri si pasojë e zjarreve.

Flakët gjithashtu kërcënojnë mijëra shtëpi në zonat malore të shtetit dhe pemët gjigante sekuo (sequoias) në Kaliforni. Gjithsej në bregdetin perëndimor të SHBA-së tani janë regjistruar rreth 50 vatra zjarri në masivet pyjore.