Në periudhën e viteve 2009-2016 numri i gjuajtësve rusë të eksportuar dhe që janë planifikuar për eksport është 384 me një vlerë prej rreth 17.8 miliardë $ (në llogaritje janë përfshirë edhe dërgesat e gjuajtësve të rinj dhe programet e licencuara). Sipas parametrave të vlerës monetare, Rusia renditet e dyta - pas Shteteve të Bashkuara.

Vendin e dytë për nga parametri sasior në vitet 2009-2016 e mbajnë Shtetet e Bashkuara (329 gjuajtës me vlerë 31.1miliardë $). Më tej pozicionohet Kina (187 gjuajtës për 3.7 miliardë $).