Diplomatët duhet të takoheshin të mërkurën në Hagë.

Sipas fjalëve të një përfaqësuesi të Departamentit Amerikan të Shtetit, takimi u anulua për shkak të konsultimeve të vazhdueshme lidhur me përgjigjen adekuate ndaj faktit të përdorimit të armëve kimike në Siri.

"Ne do të punojmë me kolegët tanë rusë për ripërcaktimin e datës së takimit", - tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pala ruse shprehu keqardhjen e saj në lidhje me këtë vendim të SHBA-së, pasi "përpunimi i parametrave të zgjidhjes politike të konfliktit në Siri do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm pikërisht tani, kur mbi këtë vend është nderur rreziku i mishërimit në jetë të vendimit për intervencion ushtarak".