"MAKS-2013" do të bëhet një ekspozitë rekord përkatësisht numrit të pjesëmarrësve: në të do të paraqesin produktet e tyre më shumë se 1000 kompani nga 44 vende të botës.

Galeria fotografike

Programi i biznesit të Sallonit të teknikës së aviacionit premton të jetë mjaft i pasur dhe i larmishëm. Në veçanti, bëhet fjalë për mbajtjen e Kongresit Ndërkombëtar të Aviacionit, Kongresit VI të Aviacionit Transportues dhe Simpoziumit të Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të zhvillimit të "MAKS-2013".

Në mënyrë të veçantë ia vlen të përmendim edhe programin e fluturimeve demonstrative të grupeve të pilotazhit të lartë, në kuadër të të cilit në qiell do të ngrihen mbi 100 avionë.