Shumice e të plagosurve kishin nevojë të ngutshme për hospitalizim.

Aksidenti ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Sipas të dhënave paraprake, autobusi, i cili po udhëtonte për në Krakov, për arsye të panjohur doli në drejtimin e kundërt të lëvizjes së makinave dhe u përplas me një kamion.

Mjekët e vlerësojnë si mjaft serioze gjendjen e 10 personave. Më shumë se çdo pasagjer tjetër u lëndua një fëmijë, të cilin nga vendi i ngjarjes e mori për ta transportuar në spital një helikopter i shërbimit të shpëtimit.