Të gjitha viktimat e rrëshqitjes së tokës jetonin në shtetin e Veracruz, mbi territorin e të cilit vërshoi cikloni i fuqishëm tropikal "Fernand".

9 prej viktimave të fatkeqësisë natyrore ishin banorë të qytetit të Yecuatla. Vërshimi i rrëkeve të fuqishme prej balte dhe gurësh mbi shtëpinë e tyre ndodhi ndërsa ata flinin.

Nga zonat e rrezikshme janë evakuuar rreth 300 persona. Disa qytete dhe qyteza janë izoluar nga bota e jashtme, pasi gurët e rënë dhe pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugët në të gjithë shtetin.