Patriota dha dorëheqjen menjëherë pasi një diplomat i lartë brazilian pranoi se ai kishte ndihmuar senatorin opozitar bolivian Roger Pinto, të akuzuar për korrupsion, të arratisej në Brazil. Diplomati tha se para se të ndodhte kjo Pinto prej më shumë se një viti është fshehur në ambasadën braziliane në La Paz.

Kreu i ri i Ministrisë së Punëve të Jashtme u emërua Luis Alberto Figueiredo, ish-ambasadori brazilian në Kombet e Bashkuara. Sipas njoftimit të zyrës presidenciale, këtë detyrë tashmë pritet ta marrë Patriota.