Siç thekson Lew në letrën e tij drejtuar Spikerit të Kongresit Amerikan, John Boehner, në rast të kundërt tregjet financiare mund të dështojnë dhe ekonomia do të minohet.

Kohët e fundit shpenzimet e qeverisë amerikane i tejkalojnë ndjeshëm të ardhurat që hyjnë në arkën e shtetit. Për këtë shkak republikanët kërkojnë nga Barack Obama reduktimin drastik të shpenzimeve para se qeveria të aprovojë çdo lloj rritje të tavanit të borxhit shtetëror.