"Pushtimi i Sirisë nuk do të jetë aspak i lehtë. Ne zotërojmë mjete për mbrojtje, të cilat do t’i habisin të gjithë", - tha Ministri.

Walid Muallem akuzoi vendet e Perëndimit se ato kërkojnë vetëm pretekst për agresionin ndaj vendit të tij, pa pasur asnjë dëshmi faktike se forcat qeveritare siriane kanë përdorur në të vërtetë armën kimike kundër rebelëve.

Siç deklaroi Ministri, autoritetet e Sirisë do të vazhdojnë luftën me opozitën e armatosur, madje edhe në rastin e intervencionit të huaj ushtarak.