Për këtë deklaroi sot Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç, gjatë komentimit të vendimit të Uashingtonit për të shtyrë mbledhjen e ekspertëve ruso-amerikanë në Hagë për thirrjen e konferencës ndërkombëtare mbi Sirinë.

"Ne jemi mëse të bindur se në situatën e tanishme dramatike të krijuar rreth Sirisë, të imponuar dhe të injekutuar artificialisht nga një sërë vendesh, rritet akoma dhe më shumë rëndësia e veprimeve të koordinuara të Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar në interes të sigurimit të zgjidhjes paqësore të krizës siriane", - tha Aleksandër Llukasheviç.