70 sekonda para lansimit filloi numërimi mbrapsht (countdown), por pas fjalës "një" lëshimi nuk ndodhi.

Sipas njoftimit të JAXA, shkak i anulimit të lëshimit u bë pozicioni i gabuar i korpusit të raketës në konstruksionin e lëshimit, çka u vu re vetëm 19 sekonda para startimit.

"Epsilon" është fryt i punës 12-vjeçare të bashkëpunëtorëve të JAXA. Në Japoni me këtë raketë ishin lidhur shpresa të mëdha. Sot ajo duhej të nxirrte në orbitë satelitin kërkimor "SPRINT-A" për eksplorimin e Sistemit diellor.