Zyrtari tha gjithashtu se thirrja e Japonisë për negociata në nivel të lartë nuk ishte e sinqertë.

Një ditë më parë pala japoneze njoftoi se tre anije të Rojes bregdetare kineze iu afruan ishujve, të njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyudao në Kinë.

Ishujt e pabanuar në Detin e Kinës Lindore janë nën kontrollin e Japonisë, mirëpo edhe Kina pretendon pronësinë e tyre.