Sipas ligjvënësve, subvencionet për produkte ushqimore për të varfërit duhet të jenë një hap përpara në luftën kundër urisë, nga e cila vuan një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së vendit. Ligji do të hyjë në fuqi nëse atë e miraton Dhoma e Lartë e parlamentit.

Sipas projektligjit në fjalë, rreth 70% e indianëve duhet të kenë mundësinë të blejnë oriz dhe grurë të lirë.