Sipas njoftimeve, dy kolumbianët e arrestuar dyshohet se ishin pjesë e një grupi prej 10 personash që planifikonte ndërmarrjen e atentateve kundër jetës së Maduro-s dhe Kreut të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës Diosdado Cabello.

Të ndaluarve (njëri prej të cilëve është 18 vjeç, ndërsa tjetri 22 vjeç) iu gjetën dy pushkë me shënjestër optike, fotot e Maduros dhe Cabellos si dhe uniforma të ushtrisë së Venezuelës.

Supozohet se në përgatitjen e atentatit ndaj jetës së Maduros mund të ketë gisht ish-Presidenti i Kolumbisë, Alvaro Uribe.