Autoritetet vendosën të çmontojnë minarenë e një xhamie në fshatin Chela me kërkesë të komunitetit orthodhoks të zonës, duke shkaktuar me këtë pakënaqësi në mesin e gjeorgjianëve myslimanë.

Qindra njerëz ditën e hënë tentuan të dynden me forcë në stacionin lokal të policisë, ku mbaheshin disa banorë të arrestuar për përpjekjen e parandalimit të çmontimit të minaresë. Në çështjen në fjalë intervenuan forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit, ku u arrestuan edhe 20 persona të tjerë.

Sot myslimanët gjeorgjianë nga rajone të ndryshme të vendit u nisën drejt Tbilisit për të protestuar dhe për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.