Bastisjet u zhvilluan në shtetet Alabama dhe Georgia. Në një shtëpi u gjetën 114 qen të dobësuar dhe të plagosur të lidhur me zinxhir, të cilët nuk i ushqenin, nuk u jepnin ujë dhe nuk i mbronin në kurrfarë mënyre nga i nxehti i verës.

Policia u konfiskoi gjithashtu personave të ndaluar 500 mijë $ kesh, lëndë narkotike dhe armë zjarri.