"Unë mund t'ju siguroj se Rusia nuk i ka kthyer kurrizin Sirisë. Marrëdhëniet tona vazhdojnë në të gjitha fushat dhe ne i jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen e saj", - tha Ministri.

Walid Muallem deklaroi gjithashtu se "për ndërmarrjen e agresionit kundër Sirisë dhe vazhdimin e konfliktit në tokën sirianë është i interesuar më tepër se kushdo tjetër një shtet - Izraeli".

Sipas mendimit të tij, me ndikimin e Izraelit shpjegohet vendimi i SHBA-së për të shtyrë negociatat me Rusinë, të planifikuara për ditën e mërkurë, kushtuar zgjidhjes politike të krizës siriane. "Ky është një vendim izraelit dhe jo amerikan", - deklaroi Walid Muallem.