Ai nuk specifikoi se për çfarë lloj përgjigjeje bëhet fjalë dhe nëse nënkuptojnë apo jo fjalët e tij një sulm ushtarak kundër Sirisë.

"A është e mundur t'i kundërpërgjigjesh përdorimit të armëve kimike në mungesë të unitetit të plotë në Këshillin e Sigurimit? Unë them se po, nëse nuk do të ketë ndonjë mënyrë tjetër për t’iu përgjigjur krimeve të tilla mizore", - deklaroi Hague në një intervistë për BBC.