Për trupat qeveritare humbja e kontrollit mbi këtë zonë do të thotë humbje e një tjetër rruge për furnizimin e garnizonit të Aleppo-s. Më parë kryengritësit morën nën kontrollin e vet disa qytete të vendosura përgjatë autostradës Damask-Aleppo, ndërsa qytetin e Saraqib, përmes të cilit kalon rruga që lidh Aleppo-n me zonat bregdetare, rebelët e kanë marrë nën kontroll që nga viti i kaluar.

Në këto rrethana trupat qeveritare në Aleppo varen prej furnizimit nga ajri: aeroporti i qytetit është ende nën kontrollin e tyre.