Shkaku i infeksionit mund të ketë qenë një shishqebap marmoti, i gatuar në traktin e lartë malor të Sary-Jaz. Brejtësit në fjalë janë bartës të murtajës, e cila cilësohet si një infeksion tejet i rrezikshëm.

Rezultatet paraprake të testeve të gjakut nuk treguan praninë e murtajës bubonike në të. Diagnoza u konfirmua vetëm pas autopsisë. Djali vdiq më 22 gusht. Autoritetet vendore kanë filluar masat anti-epidemike emergjente në këtë zonë. Në spitalin rajonal janë shtruar tashmë 90 persona, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër kanë kontaktuar me adoleshentin e vdekur.