Zyrtarët palestinezë deklaruan se viktimat ishin qëlluar me armë zjarri. Megjithatë, policia izraelite mohoi përdorimin e armëve të zjarrit dhe vdekjen e personave gjatë incidentit. Rojet kufitare përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë prej 1.500 vetësh.

Palestinezët filluan të qëllonin me gurë policët, pasi këta të fundit u përpoqën të arrestojnë një të dyshuar për akte terrorizmi.