Dy makina bombë, si dhe një bombë e vendosur në rrugë, u hodhën në erë në Bagdad dhe rrethinat e tij. Një tjetër makinë bombë shpërtheu pranë qytetit Balad, 80 km në veri të Bagdadit.

Në provincën veriore të Irakut Nineveh persona të panjohur hapën zjarr mbi një makinë me ushtarakë. 5 ushtarë mbetën të vrarë. Në të njëjtën provincë të dielën u kryen edhe tre sulme me armë, viktima të të cilave u bënë një ushtar dhe dy civilë.