"Sulmi kundër Damaskut do të drejtohet edhe kundër nesh, - deklaroi sot një përfaqësues i organizatës. - Ne do të luftojmë së bashku me Sirinë. Ata që do të marrin pjesë në sulmin ndaj Sirisë do të bëhen objektivat tona të ligjshme".

Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda e Përgjithshme është një organizatë paramilitare, e cilësuar si terroriste në disa vende. Ajo e ka selinë e vet në Damask. Organizata ka në përbërjen e saj disa qindra militantë.