"John Kerry më premtoi se do të analizonte me kujdes argumentet tona, konkluzionet tona dhe se do të më telefononte përsëri në ditët e ardhshme që ne ta vazhdojmë këtë bisedë", - tha Ministri në një konferencë urgjente për shtyp në Moskë mbi gjendjen në Siri.

Një ditë më parë Lavrov diskutoi situatën në Siri me Kerry në sfondin e raporteve të përdorimit të armëve kimike. Ai shprehu shqetësim të thellë në lidhje me informacionin në qarkullim se Forcat e Armatosura të SHBA-së janë të gatshme për të ndërhyrë në konfliktin sirian.