"Ju mund të nxirrni konkluzione në bazë të qëndrimit tonë në vitet e fundit, kur në mënyrë të qartë është shkelur e drejta ndërkombëtare - në Jugosllavi, Irak dhe Libi. Ne nuk kemi ndërmend të luftojmë me askënd. Ne ende besojmë se partnerët tanë perëndimorë do ta përdorin politikën e tyre në mënyrë strategjike dhe jo reaktive", - tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari rreth faktit nëse vetë Moska është e gatshme të përdorë forcën ushtarake në rast të një intervencioni ushtarak në Siri.